Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori. Ahmet Ismaili, po merr pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Delegacioni i BQK-së do të ketë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, ku do të diskutohet mbi zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare dhe pritjet e mëtejshme.
Nw njoftim thuhet se në takimet që do të zhvillohen nga 15 deri më 21 prill, guvernatori Ismaili do të prezantojë prioritetet për sektorin financiar në pajtim me objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së, përditësimin lidhur me zbatimin e programeve dhe asistencave teknike profesionale, përfshirë nevojat e reja për mbështetje profesionale.
Në kuadër të takimeve pranverore të FMN-së dhe BB-së, Guvernatori Ismaili do të takohet me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, z. Bo Li, Drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Kammer, Zëvendëspresidenten e BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Bassani, Zëvendëspresidentin e BB-së njëherësh Drejtor i Thesarit, Familiar, drejtorët ekzekutiv të Konstituencave të FMN-së dhe BB-së, z. Palotai dhe Z. Demircan.
Gjithashtu, delegacioni i BQK-së do të ketë takime me drejtues dhe zyrtarë të lartë të institucioneve financiare për bashkëpunim në fusha të interesit.