Sot një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi i njëjti dyshohet se në natën e vitit të ri ka shtënë me kallashnikov në rrugën “Enver Berisha” në Prishtinë.
Të njëjtit i është konfiskuar arma së bashku me një fishek dhe një karikator.
“Prishtinë 18 janar 2023 - Në kuadër të punës parandaluese që po bën policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre.
Si rrjedhojë e hetimit të rastit të datës 01.01.2023, me ç’ rast në rrugën “Enver Berisha” në Prishtinë, një i dyshuar shihet në video xhirime duke shtënë me armë automatike, është bërë i mundur identifikimi i të dyshuarit si dhe gjetja e armës.
Një armë automatike AK 47,Një copë fishek, si dhe një karrikator.
I dyshuari;
është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.”, thuhet në njoftim.