Gjykata Themelore në Prishtinë ka reaguar ndaj postimeve në lidhje me aktgjykimin ndaj kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili më 26 shkurt është liruar nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Postimet me etiketime dhe fjalor fyes ndaj Gjykatës dhe gjykatëses Edita Çanta në lidhje me aktgjykimin në fjalë, cenojnë rëndë figurën e gjyqtarit, pavarësinë e tyre dhe besimin e publikut ndaj gjyqësorit, thuhet në reagim.
Gjykata konsideron se reagimet e tilla, thuhet se ndikojnë negativisht në pavarësinë dhe paanësinë e gjyqtarëve dhe bën thirrje për përmbajte në komentimin e vendimeve gjyqësore.
“Gjykata Themelore Prishtinë, fton opinionin publik që të përmbahen në komentimin e vendimeve gjyqësore pasi që gjykata vendimet i merr në bazë të provave të administruara në shqyrtim gjyqësor dhe si të tilla vendimet e gjykatës së shkallës së parë nuk janë përfundimtare, mund të vlerësohen nga gjykata e shkallëve më të larta sipas mjeteve të goditjes”.