Konjufca lirohet nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur të lirë nga akuza, Glauk Konjufcën në lidhje me hedhjen e gazit të lotsjellës në një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit në gusht të vitit 2016.

Gjyqtarja e rastit, Edita Çanta tha se i pandehuri lirohet nga akuza për shkak se nga provat personale dhe materiale të dorëzuara në gjykatë nuk vërtetohet se Konjufca ka kryer vepër penale.

Kryeparlamentari Konjufca gjithashtu është liruar nga shpenzimet e procedurës penale dhe paushallit gjyqësor.

Avokatja mbrojtëse e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, Arbnora Zeqiri pas shpalljes së vendimit për lirimin e Konjufcës nga akuza për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm në kuvend, tha se këtë vendim si palë e kanë pritur pasi që sipas saj klienti ka qenë i pafajshëm.

Ajo tha se ky vendim është garanci se drejtësia është bërë.

Lajmi i plotë sistemin me parapagim...

Ndërkaq, sot në seancën e shpalljes së vendimit për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, kryeparlamentari, Glauk Konjufca nuk ishte i pranishëm./A.Drenica

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025