Deklarata e Braverman për shqiptarët/ Rama për BBC: Jam i neveritur, mos na fajësoni për problemet kufitare të Britanisë
Lexohet për: 2 min.
96121617348949
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar sërish deklaratën e Sekretares së Brendshme Suella Braverman se Britania ndodhet përballë një pushtimi azilkërkuesish, kryesisht nga shqiptarët. Në një deklaratë për BBC, kreu i qeverisë e ka cilësuar deklaratën e Braverman si “të çmendur” ndërsa shtoi se e kishte të pamundur që të mos reagonte ndaj kësaj lloj gjuhe që sipas tij nuk është politikë.

"Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program. Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. Ajo nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë”, tha Rama.

Braverman deklaroi se Anglia jugore po përballej me një "pushtim" të emigrantëve, ndërsa ka akuzuar gjithashtu  shqiptarët për "abuzim me ligjet moderne të skllavërisë".

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025