Debati për punën dyvjeçare të qeverisë zhvendoset në seancën e ardhshme
Lexohet për: 2 min.
kuvendi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shqyrtimi i propozim-rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës është zhvendosur si pikë e rendit të ditës për seancën e ardhshme. Kjo është bërë me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo e cila ishte propozuese e këtij debati.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar që me mocion procedural të vendoset që debati për dy vjet qeverisje të jetë pikë e parë e rendit të ditës në seancën e radhës.

“Ne të hënën kemi pasur një konsultim me kolegët e partive opozitare në kryesi të Kuvendit, duke qenë se ka pasur një zhvillim në Ohër, atëherë kemi kërkuar që ta trajtojmë këtë temë në një raportim të kryeministrit, dhe ne si grup parlamentar kemi vendosë me tërheq debatin në mënyrë që në seancën e radhës ashtu siç jemi marrë vesh me qenë pika e parë e rendit të ditës”, ka thënë Tahiri.

Propozimi i AAK-së ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve.

Ndërsa në seancën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të raportojë për takimin e Ohrit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024