Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Debat i ashpër për ekspozitën e Gashit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut
komisioni
08/04/2026 - 13:32
Linku u kopjua

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka votuar për shpalljen e konkursit për Avokatin e Popullit, raporton KosovaPress.

Në hapje të këtij komisioni është votuar për këtë pikë të rendit të ditës.

Në vijim ka vazhduar deklarimi i ministrit për Vlerat e Luftës, Andin Hoti, i cili është ftuar në takim nga anëtarët e këtij komisioni.

I mbijetuari i masakrës së Dubravës dhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani tha se "mashtruesi duhet të gjykohet për keqpërdorim".

Kështu u shpreh ai në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, teksa po debatohet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit për masakrat në Kosovë.

"Vetëm Donikën nuk ka mundur ta mashtrojë. Është në angazhimin e njëjtë kundër luftës çlirimtare".

Ai tha se iniciatori i kësaj ekspozite i ka mashtruar të gjithë, për çka tha se është fyerje për të gjithë ata që kanë përjetuar masakrat në burgun e Dubravës.

"Mashtruesi duhet të gjykohet për keqpërdorim dhe për vepër penale dhe na ka terrorizuar neve të burgosurit. Ka mund të shkojë në Dubravë, është e hapuë dera. Emrat e secilit, sa janë të plagosur sa të vrarë. Ai nuk e ka bërë. Personi në fjalë është i ekspozuar nga vitit 2002, është kundër UÇK-së. Për individ le të është kundër dhe të bëjë çka të dojë. Kur i sheh këto vrasje, këto janë të burgut të Dubravës, nuk ka lëvizje", ka thënë ai.

Debati mes deputetes së PDK-së, Arbnora Salihu tha se ministri për Vlerat e Luftës, Andin Hoti është i rrethuar me ministra që janë kundër UÇK-së.

Ku më pas ka reaguar kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Fatmire Mulhaxha Kollçaku për çka debati ka vazhduar kur Salihu i tha "qetësohu" asaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026