Daniele De Rossi po i konsideron opsionet e tij te Roma për ta ndalur mesfushorin e Interit, Hakan Calhanoglu, dhe sipas “Il Corriere dello Sport”, Leandro Paredes, Edoardo Bove ose Stephan El-Shaarawy do të kenë detyrën për ta ndalur yllin turk në “Stadio Olimpico” të shtunën.
Roma po përgatit për të pritur në shtëpi liderin e Serie A, Interin në “Stadio Olimpico” të shtunën në mbrëmje, raporton KosovaPress.
Ai do të jetë ndër rreziqet më të mëdha të Romës këtë vikend, dhe thuhet se De Rossi do ia besojë detyrën Paredes ose Bove për ta mbuluar yllin e Interit.
Ndërkaq, De Rossi së fundmi ka shpjeguar se si Paulo Dybala duhet të ketë më shumë liri në fushë, sikur ish-bashkëlojtari i tij, Francesco Totti, kështu që lojtarët e tjerë të Romës do të merren me Calhanoglun në qendër të mesfushës