Daniele De Rossi ka dhënë intervistën e tij të parë që nga emërimi si trajner i Romës .
Ish-lojtari i Giallorossëve zëvendësoi Jose Mourinhon të martën, pothuajse menjëherë pas shkarkimit të portugezi nga posti i trajnerit.
Pasi ka kryer tashmë disa seanca stërvitore, nën drejtimin e De Rossit Roma do të përballet me Hellas Veronan në Serie A të shtunën, përcjellë KosovaPress.
“Jam i habitur, sepse po mundohesha të kujtoja rrugët, rrethrrotullimet dhe vendet që shihja çdo ditë për 18 vjet radhazi,” tha De Rossi për kanalet mediatike të klubit të Romës.
Kur u pyet se si reagoi ndaj ofertës për t'u bërë trajner i Romës së tij të dashur, De Rossi u përgjigj:
“Isha i befasuar dhe i emocionuar. Në atë moment e kupton se po ndodh në të vërtetë. E dija se ishte një mundësi, kështu që nuk ishte krejtësisht e paqartë. Unë thashë se isha i lumtur që i takova, për të folur dhe për të ndarë idetë, por u deshën jo më shumë se 10 minuta për ta mbyllur marrëveshjen.”, tha italiani.