De Bruyne drejt Arabisë Saudite?
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Siç bëhet e ditur nga gazetari Ben Jacobs, Arabia Saudite dëshiron që të bëjë edhe pesë ose gjashtë transferime gjigante këtë verë, me afro 2.4 miliardë euro të ndara për t’i kompletuar këto marrëveshje.

Ylli belg, Kevin De Bruyne është njëri nga synimet e klubeve arabe, por që një marrëveshje mund të jetë e vështirë pasi ai dëshiron të qëndrojë te Manchester City, raporton KosovaPress.

Nuk ka ndonjë shumë specifike për blerjen e De Bruynes, por sauditët besojnë që afro 110 milionë euro mund të jenë të mjaftueshme për ta mbyllur një marrëveshje për yllin belg.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024