Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij të cilët u arrestuan dje për shpërdorim të fondeve të BE-së do të dalin sot para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(GJKKO).
Seanca pritet që të nisë në orën 09:30 minuta, ku të arrestuarit do të njihen me masën e sigurisë.
Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi.
Beqaj, akuzohet dhe për korrupsioni, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e një restoranti në Tiranë dhe të një automjeti.
SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj si drejtues, në bashkëpunim me Kurtulajn, të cilin vetë e kishte emëruar, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish ministri përmes restorantit në Tiranë, që SPAK thotë se është në pronësi të tij./vizionplus.tv
https://kosovapress.com/arrestohet-ish-ministri-i-shendetesise-ne-shqiperi