Daut Haradinaj thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni, votoni
Lexohet për: 1 min.
Daut Haradinaj 2021 (3)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ju ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dalje masive për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi. 

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se vota e shqiptarëve sot është zëri i tyre nesër. 

"Të nderuar vëllezër dhe motra të Luginës, shfrytëzojeni të drejtën tuaj të votës që të keni përfaqësim! Vota e juaj sot, është zëri i juaj nesër", shkruan Haradinaj.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në këto zgjedhje po marrin pjesë me dy lista zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi” dhe  “Alternativa Demokratike Shqiptare - Lugina e Bashkuar”.

4.8 % e qytetarëve votojnë në Preshevë deri në orën 12:00 - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025