Lajmi erdhi si një bombë në mediat franceze. Gruaja e Achraf Hakimit, Hiba Abouk, ka bërë kërkesë për divorc.
Deri tani, nuk ka ndodhur asgjë e pazakontë, veçse Abouk ka kërkuar gjysmën e pasurisë dhe pronave të yllit të Paris Saint-Germain, raporton KosovaPress.
Tanimë, ish-gruaja e Hakimit, Hiba Abouk mund të kishte goditur “jackpot”-in nëse do të fitonte në gjykatë.
Aktorja me origjinë spanjolle kishte menduar se do të merrte gjysmën e pasurisë se Hakimit duke u divorcuar. Vetëm se kur shkuan në gjykatë, të dy palët mbetën të habitura. Hakimi nuk kishte asnjë pronë dhe banka nuk kishte asgjë gjithashtu.
Megjithatë, ky vendim, që mund të duket befasues, nuk është aq befasues, nisur nga lidhja e ngushtë që Hakimi ka me nënën e tij.
Në fund, ish-bashkëshortja e Hakimit, Hiba Abouk, u largua duarbosh nga gjykata, por ky rast të paktën ka pasur meritën për të nxjerrë në pah marrëdhënien e veçantë që lojtari ka me nënën e tij dhe rolin qendror që ajo zë në jetën e tij.