“Dardanët” e rinj shumë të fortë për Izraelin
Lexohet për: 1 min.
2-Dardanet
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja interesante mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Izraelit, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2025, për grupmoshat U21.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, Kosova U21 e ka mposhtur 3:1 Izraelin U21, raporton KosovaPress.

Golat e fitores për “Dardanët” e rinj i shënuan Bleron Krasniqi (minuta e 6’ dhe 10’) dhe Veton Tusha (minuta e 80’), kurse golin e nderit për Izraelin e shënoi Stav Nachmani në minutën e 24’.

Me pikët e reja, Kosova U21 ngjitet në pozitën e tetë pikëve në vendin e tretë të Grupit D, një më pak se Gjermania në vendin e dytë, e katër sosh më pak se Polonia në vendin e parë.

Në anën tjetër, Izraeli U21 renditet në vendin e fundit, me asnjë pikë të arkëtuar.

Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Kosovës U21.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025