“Dardanët” e rinj mposhten nga Spanja
Lexohet për: 1 min.
18-DARDANET
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Spanjës dhe Kombëtares së Kosovës në grupmoshat U19, e vlefshme kjo për raundin e dytë kualifikues të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona” në Slloveni, “Dardanët” e rinj janë mposhtur nga Spanja me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Golat për spanjollët i shënuan Daniel Munoz (minuta e 34’) dhe Pol Fortuny (minuta e 50’), kurse golin e nderit për Kosovën e shënoi Eliot Bujupi në minutën e 77’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Spanja ngjitet në vendin e parë të Grupit 1 në kuotën e katër pikëve pas dy ndeshjeve, krahas Kosovës që ka tri pikë në vendin e dytë.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Spanjës U19.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025