“Dardanët” e rinj barazojnë sërish me Bullgarinë
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Miqësorja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë për grupmoshën deri 15-vjeç, ka qenë reprizë e miqësores së parë, jo vetëm sa i përket rezultatit, por edhe sa i përket rrjedhshmërisë së lojës.

Në ndeshjen që u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U15 barazoi 1:1 me Bullgarinë, raporton KosovaPress.

Fillimisht, të parët në epërsi kaluan bullgarët përmes golit me kokë në minutën e 16’ nga Petar Blagoev.

Ndërkaq, golin e barazimit për “Dardanët” e rinj e shënoi Albion Rexhepi, i cili shënoi në minutën e 69’ për 1:1.

Përzgjedhësi Ilir Nallbani i vlerësoi këto dy miqësore si shumë të rëndësishme për këtë gjeneratë të futbollistëve, e cila tash e tutje për shkak të moshës do të vazhdojë me Kombëtaren U16 nën drejtimin e Mehmet Kurdës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024