Pas gati gjysmë dekade, Danimarka dhe Kanada kanë zgjidhur mosmarrëveshjen për pronësinë e ishullit të pabanuar Hans në Arktik, duke i dhënë fund kështu “Luftës së Uiskit”.
Mosmarrëveshja për ishullin u ngrit pas fillimit të negociatave në 1971 mbi mosmarrëveshjen në Detin Ners, i cili ndan Kanadanë dhe territorin autonom danez të Grenlandës, raporton BBC.
Megjithatë, në vitin 1984, Kanadaja dërgoi një ushtri në ishuj, e cila ngriti flamurin kanadez dhe la një shishe uiski kanadez përpara se të largohej.
Disa javë më vonë, ministri danez i çështjeve të Grenlandës shkoi në ishuj dhe zëvendësoi flamurin e Kanadasë me atë danez, duke lënë një shishe me ujë nga Kopenhaga. Ministrja ka lënë edhe një mesazh ku shkruhej “Mirë se vini në ishullin danez”. Kështu filloi “Lufta e Uiskit”.
Në vitin 2018, Danimarka dhe Kanada vendosën të formojnë një grup të përbashkët pune për të zgjidhur mosmarrëveshjen prej dekadash. Tani zyrtarët e të dy vendeve kanë rënë dakord që të ndajnë afërsisht ishujt e Hans në gjysmë.
Ministria e Jashtme daneze njoftoi se marrëveshja mes dy vendeve do të nënshkruhet pas konfirmimit në parlamentet e dy vendeve. Sipas marrëveshjes, ishulli Hans do të ndahet sipas hendekut në sipërfaqen e tij.