Danimarka do të rrisë buxhetin për mbrojtjen ushtarake
Bota
Lexohet për: 1 min.
Danimarka do të rrisë buxhetin për mbrojtjen ushtarake
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Danimarka ka njoftuar një rritje të buxhetit të saj të mbrojtjes me 6.44 miliardë euro gjatë dy vjetëve të ardhshme për të trajtuar mungesat akute ushtarake, tha kryeministrja Mette Frederiksen.

Në një konferencë për media sot në Kopenhagë, Frederiksen theksoi se vendi ka nevojë për "një sasi të madhe armatimesh" për të shmangur luftën.

"A është bota e paqëndrueshme? Po. A ka ndonjë arsye për të besuar se do të përfundojë së shpejti? Jo. Ka vetëm një mesazh për sekretarin e Mbrojtjes: Bli, ble, ble", tha ajo.

Rritja e re e shpenzimeve do të thotë se Danimarka do të shpenzojë më shumë se 3% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.

Kujtojmë, udhëzimet e NATO-s sugjerojnë që çdo anëtar i saj duhet të ndajë të paktën 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025