Skuadra angleze e femrave Arsenal ka konfirmuar se "asnjë shkak i dukshëm kardiak" nuk është gjetur pas kolapsit të Frida Maanum (24) gjatë finales së Kupës së Ligës së Femrave të dielën. Futbollistja u rrëzua gjatë pushimeve të pjesës së dytë të ndeshjes kundër Chelseat. Lojtaret e Arsenalit dhe menaxheri i tyre, Jonas Eidevall, sinjalizuan shpejt për stafin mjekësor kur panë se reprezentuesja norvegjeze ra në tokë, me shoqet e saj Stina Blackstenius dhe Katie McCabe që nxituan drejt saj.
Të dy grupet e lojtareve mbetën në fushë ndërsa Maanum merrte oksigjen përmes një maske përpara se të dërgohej në tunelin në Molineux. Qe atëherë, Maanum ka qenë në një gjendje të qëndrueshme. Në një deklaratë në faqen e internetit të klubit thuhej: “Pas incidentit gjatë finales së Kupës së Ligës të dielën, që rezultoi në zëvendësimin e Maanum në fund të kohës normale, ajo i është nënshtruar testimeve dhe mbështetjes së gjerë nga ekipi ynë mjekësor në Arsenal.