Shteti më i ri i futbollit, Kosova, ndodhet në prag të kualifikimit për kampionatin e tij të parë Botëror.
Një arritje e jashtëzakonshme që mund të vuloset sonte me një fitore kundër Turqisë në finalen e madhe të "play-off"-it. Vetëm një dekadë më parë, këtij kombi i lejohej të luante vetëm miqësore jozyrtare, ndërsa sot ata janë vetëm 90 minuta larg ëndrrës Amerikane.
Me 18 gola të shënuar në La Liga këtë sezon, ai formon një dyshe vdekjeprurëse me Fisnik Asllanin e Hoffenheim-it, të cilët "shpartalluan" Sllovakinë me rezultatin 4-3 në gjysmëfinale.
Ndeshja e sonte në stadiumin "Fadil Vokrri" mbart edhe një ngarkesë të fortë emocionale dhe diplomatike. Kosova nuk e ka harruar gjestin e Turqisë në vitin 2014, kur ky shtet pranoi të luante një miqësore në Prishtinë (të cilën Turqia e fitoi 6-1), në një kohë kur Kosova nuk njihej ende nga FIFA.Ndonëse e renditur në vendin e 78-të në botë dhe me një popullsi 40 herë më të vogël se Britania e Madhe, Kosova ka treguar se madhësia nuk ka rëndësi në fushë. Përveç Muriqit, ekipi krenohet me emra si Edon Zhegrova i Juventusit dhe portieri Arijanet Muric. Trajneri Franco Foda ka bërë thirrje për qetësi në këtë moment euforie:
"Kemi një stadium për 13,000 spektatorë, por po të ishte e mundur, do të ishin 100,000. Duhet të luajmë me qetësi, sepse në atë rast gjithçka është e mundur."