Doku bëhet baba, Belgjika i jep leje të udhëtojë
Botërori 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Doku bëhet baba, Belgjika i jep leje të udhëtojë
New Project - 2026-06-23T164007.274
23/06/2026 - 18:40
Linku u kopjua

Jeremy Doku ka marrë leje nga përfaqësuesja e Belgjikës për të udhëtuar drejt Londrës, pasi u bë baba për herë të parë.

Në njoftimin zyrtar të ekipit thuhet se Doku, me lejen e stafit mjekësor, u largua për të qenë pranë familjes në këtë moment të veçantë, ndërsa më pas do t’i bashkohet skuadrës në Seattle për përgatitjet e ndeshjes ndaj Zelandës së Re.

Në një mesazh në Instagram, sulmuesi belg u shpreh i emocionuar:
“Faleminderit për dashurinë dhe mesazhet. Shireen dhe Praise janë mirë, dhe zemra ime është plot mirënjohje.”

Ai shtoi se kjo është një nga bekimet më të mëdha të jetës së tij, duke falënderuar gjithashtu kombëtaren për mbështetjen dhe duke theksuar se është gati të rikthehet në detyrë me Belgjikën.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026