Curiosity filmon një "lule guri" në Mars - çfarë është ajo?
Rover Curiosity filmoi një "lule guri" magjepsëse në sipërfaqen e Marsit në fund të shkurtit.
Edhe pse i ngjan një luleje të vogël ose një krijim organik, ekspertët thonë se është një formacion mineral që e ka origjinën në të kaluarën e lashtë të Marsit.
Rover ka hasur në struktura të tilla më parë - grupime kristalore diagjenetike. Gjeofizikani Abigail Fraeman, e cila është duke punuar në projektin Curiosity, shkroi në Twitter se formacionet e gjetura më parë ishin të përbëra nga sulfate, shkruan Universe Today.
Në vitin 2013, Curiosity gjeti një strukturë tjetër të ngjashme me lulen në Mars dhe roveri Spirit gjeti shkëmbinj me një pamje të ngjashme, i cili u emërua - lulelakër për shkak të zgjatjeve të saj me gunga.
“Rover e fotografoi këtë formacion më 24 shkurt 2022. “Lulja” dhe objektet sferike prej guri që shihen në të djathtë u formuan në të kaluarën e lashtë të Marsit kur mineralet e bartura nga uji ndikuan në formën e shkëmbinjve”, tha NASA.