Çuni: Zyrtarët e lartë shtetërorë e kanë etiketuar Blerim Isufajn si shantazhues
Lexohet për: 2 min.
quni-040523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni ka thënë sot se prokurori Blerim Isufaj nga zyrtarë të lartë shtetëror është cilësuar si i padenjë. Sipas tij, kjo dukuri është e pamoralshme dhe me qëllim të keq.

Në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës, Çuni ka theksuar se Isufaj është etiketuar si shantazhues deri në përmasat e një monstrumi anti-shtetëror.

“Këtu në Kuvend, në debate dhe intervista nga zyrtarët e lartë shtetërorë, të mbështetur edhe nga analistët lojalë të partisë në pushtet, është përfolur prokurori i shtetit, Blerim Isufaj, duke e cilësuar atë si të padenjë për detyrën, të cilën ai e ushtron. Ai përkundër mandatit të tij dhe autorizimeve ligjore u përfol dhe u etiketua si shantazhues, sabotues, idhnak e tekanjoz, i kapur për bishti deri tek përmasat e një monstrumi anti-kombëtar e anti-shtetëror”, ka thënë deputeti i LDK-së.

https://kosovapress.com/admin/kurti-blerim-isufaj-e-di-qe-nuk-beje-pazar/

Tutje, Çuni është shprehur se kur cilësimet e tilla bëhen nga zyrtarët e lartë shtetërorë, ato bëhen të besueshme për një numër të madh të qytetarëve.

Për Isufajn ai ka thënë se ka kontribuar për luftë çlirimtare e më pas edhe për luftimin e kriminelëve./Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/admin/kpk-i-kerkon-osmanit-qe-me-urgjence-te-dekretoje-blerim-isufajn-ne-poziten-e-kryeprokurorit/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025