Ç’thonë bashkëvendësit e Vjosa Osmanit për kandidimin edhe për një mandat?
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Ç’thonë bashkëvendësit e Vjosa Osmanit për kandidimin edhe për një mandat?
shalaanketa 1234
03/03/2026 - 15:01
Linku u kopjua

Para zgjedhjes së presidentit, Kosova gjendet përballë një momenti delikat politik. Edhe pse janë zhvilluar takime ndërmjet drejtuesve të partive, ende nuk është propozuar asnjë kandidat dhe nuk është arritur ndonjë marrëveshje për rizgjedhjen e presidentit.

Bashkëvendësit e presidentes aktuale Vjosa Osmanit në Mitrovicë i shprehin mbështetje edhe për një mandat.

Sinan Shala tha për KosovaPress se Vjosa Osmani ka aftësitë për të udhëhequr vendin.

Jam shumë i bindur dhe jam gati i sigurt se Vjosa Osmani është adekuate për postin e presidentes edhe një mandat. Ajo ka treguar aftësitë e saj, nuk ka dyshime, është shumë e aftë, është shumë oratore, organizatore. Besoj që e meriton. Ndoshta gabim janë lojërat e ndryshme politike, po çuditem pse të mos zgjidhet edhe një herë,” tha Shala.

Shala gjithashtu tha se Vetëvendosje duhet ta nominojë Osmanin dhe se partitë e tjera duhet ta mbështesin për të shmangur zgjedhjet e reja. 

Besoj që po, besoj nga Vetëvendosja duhet të nominohet. Ata kanë qenë si bashkëpunëtorë, Albini edhe Vjosa, tash pse të mos nominohet. Edhe të tjerat parti duhet ta votojnë që mos na dërgojnë edhe një herë në zgjedhje. Mendim im është ky: besoj që për Kosovën më e mira është edhe një mandat të zgjidhet Vjosa Osmani,” tha Shala.

Sabri Osmani, një tjetër bashkëvendës i presidentes Osmani, vlerësoi aftësitë e saj dhe rrënjët e forta atdhetare.

“Po sigurisht e meriton se si Vjosa shumë pak ka në Kosovë, e zgjuar dhe e aftë sikur Vjosa Osmani, megjithëse e ka edhe prirjen: gjyshin e ka pasur kështu, babanë e ka pasur kështu, katërgjyshin e ka pasur të aftë. Janë më rrënjë të thella të aftësisë, përgjithësisht janë atdhetarë dhe janë të zgjuar”, tha Osmani.

Ai gjithashtu përmendi kontributin e Vjosa Osmanit për Vetëvendosjes, duke thënë se ajo ka ka siguruar gjysmën ose më tepër të votave të kësaj partie. 

Duhet se nëse nuk meriton Vjosa, atëherë kush e meriton më përpara se Vjosa Osmani? Ajo i ka dhënë shtyllën Vetëvendosjes edhe i ka dhënë gjysmën apo më tepër votat. Në krah të Vjosës i ka marrë edhe Vetëvendosje e tash është marre për Vetëvendosjen nëse nuk e prezantojnë edhe një herë, nuk e votojnë Vjosën,” tha ai.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, për të propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Lëvizja Vetëvendosje i ka 57 deputetë, ndërsa asnjë parti tjetër nuk i ka e vetme 30 vota.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë, nga gjithsej 120 deputetë sa ka Kuvendi.

Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin brenda afateve kushtetuese, vendi përballet me shpërndarje të Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026