Costa me mesazh për liderët politikë: Punoni për integrimin evropian përtej përçarjeve
Lajme
Lexohet për: 5 min.
Dëgjoje me zë...
Costa me mesazh për liderët politikë: Punoni për integrimin evropian përtej përçarjeve
Antoio Costa03
03/06/2026 - 17:06
Linku u kopjua

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dha sot mesazhi i tij nw Prishtinw për të gjithë liderët politikë, se Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale e të afta për të realizuar reformat dhe mundësitë që ofron BE, raporton Kosova.

Sipas tij normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është thelbësor për të ardhmen evropiane të të dyja vendeve.

Këto komente zyrtari i lartë evropian, Antonio Costa i bëri gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovës dhe takimeve që zhvilloi me liderët politik në vend e krerë shtetëror.

Ndër të tjerash Costa në një konferencë për medie nënvizoi se besojnë se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian.

“Ne besojmë që ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Në këtë kohë të pasigurive globale, gjeopolitike dhe paqëndrueshmërisë ekonomike zgjerimi nuk është vetëm një mundësi është nevojë, domosdoshmëri strategjike për Evropën, investim në paqe, stabilitet dhe siguri të kontinentit tonë. Si i tillë e lavdëroj Kosovën për përafrimin e tij të plotë dhe vullnetar me politikën e përbashkët dhe të sigurisë së BE që është një sinjal i qartë i orientimit strategjik st Kosovës. Ndërsa, Kosova po shkon në zgjedhje këtë fundjavë mesazhi im për të gjithë liderët politik me të cilët u takova sot ishte i thjesht partneriteti vije në përgjegjësi. BE mund ta mbështes Kosovën por nuk mund t’i kryej detyrat në vend të saj. Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të realizuar reformat dhe për të shfrytëzuar mundësinë që ofron BE. Në takimet e mija të sotme kam inkurajuar të gjithë akterët politik që ta bëjnë integrimin evropian prioritet përtej ndarjeve, përçarjeve dhe të punojnë së bashku drejtë këtij objektivi të përbashkët”, tha ai.

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa deklaroi se ky proces është kritik, por ka pas përparim të rëndësishëm dhe duhet të zbatohet plotësisht marrëveshja e Ohrit.

“Dialogu Beograd-Prishtinë është kritik në këtë drejtim më lejoni të nënvizoj normalizimi është thelbësor për të ardhmen evropiane si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë. Ka pasur përparim të rëndësishëm së fundmi dhe duhet të ndërtojmë mbi të dhe të sigurohemi që kemi zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit.... Të gjithë ne kemi pas disa probleme me fqinjët tanë në të kaluarën edhe probleme shumë, shumë dramatike por duhet të vendosim se çka dëshirojmë të vendosim vlera të ardhmen e përbashkët apo luftimet  e të kaluarës. Duhet të përqëndrohemi tek e ardhmja. Nëse është e rëndësishme që BE të përfshihet në ktë dialog është thelbësore që edhe Beogradi të angazhohet dhe përfshihet në dialog dhe për këtë normalisht  të gjithë duhet të jenë me besim të mirë dhe të pranojnë ato që duhet të përqëndrohemi”, theksoi ai.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka deklaruar se procesi i integrimit evropian të Kosovës duhet të vazhdojë përmes zbatimit të reformave dhe përmbushjes së kritereve të dakorduara me Bashkimin Evropian, duke shprehur besimin se në fund të këtij rrugëtimi nuk do të ketë pengesa për anëtarësimin e vendit.

Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në fund të vitit 2022 për këtë Costa tha se çdo proces ka kohën e vet dhe se fokusi aktual duhet të mbetet te zbatimi i reformave.

“Secili problem e ka kohën e vetë jemi pajtuar në reformën e agjendave, jemi pajtuar në procesin e anëtarësimit drejtë BE ajo është shumë e rëndësishme që Kosova hap pas hapi t’i jap rezultatet e asaj që veçse kemi pajtuar dhe besimi im është që në fund të procesit më nuk do të kemi kurrfarë problemi prej anës së BE. Mirëpo, për momentin ajo çka na nevojitet është konsensusi i madh kombëtarë në lidhje me anëtarësimin në BE e kjo mund të përkthehet  në veprime konkrete”, deklaroi Costa.

Në kuadër të vizitës së tij, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa sot ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kandidaten e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani, nënkryetaren e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitakun, kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini.

Costa po qëndron për vizitë sot në Kosovë në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku tashmë ka vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën./B.Ibishi/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026