Conte e pranon, e dëshironte Van Dijk te Chelsea
Lexohet për: 2 min.
11-Conte
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte e kishte nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në “Stamford Bridge”, duke e fituar Premier Ligën në fund të sezonit të tij të parë me “Blutë” në sezonin 2016/17.

Chelsea asokohe vendosi një rekord në Premier Ligë për më së shumti fitore brenda një sezoni, me 30 sosh nga 38 ndeshje të zhvilluara në kampionatin anglez, por gjërat nuk vazhduan ashtu edhe në sezonin e dytë të tij, raporton KosovaPress.

Në sezonin e tij të dytë te Chelsea, Chelsea përfundoi në pozitën e pestë, duke mos u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa fitoi FA Cup në të njëjtin sezon, Conte u shkarkua nga Chelsea në korrik të vitit 2018, dhe u zëvendësua me Maurizio Sarrin.

Tani, Conte beson se Chelsea mund të dominonte në Angli, nëse asokohe do i plotësohej dëshira për transferimin e Romelu Lukakut dhe Virgil van Dijk në verën e vitit 2017.

“Historia ime thotë që unë gjithmonë kam shkuar në klube në situata të vështira me probleme. Gjithmonë kam ndërtuar. Pas sezonit tim të parë te Chelsea, ku ne e fituam titullin, ne mund të ishim bërë dominues në Angli. Biseduam me Romelu Lukakun dhe Virgil van Dijk, dhe me këta dy lojtarë të rëndësishëm, ne do të kishim ndryshuar situatën”, tha Conte.

Chelsea nuk e ka fituar Premier Ligën që nga koha me Conten, dhe ndërsa fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin 2020/21, “Blutë” e Londrës po e kanë të vështirë të dominojnë në Angli që kur Conte u largua, pavarësisht se ka përfunduar në pozitën e katërt, katër herë në gjashtë sezonet e fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025