Ish-ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, vlerëson se në takimin e 18 marsit, në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, mund të mos ketë dakordim.
Megjithatë, Çollaku tha se është e qartë për të gjithë se marrëveshja është e mbyllur dhe e panegociushme.
Ish-ministri për neni 7 të planit evropian tha se serbëve i’u jep kompetenca përtej asaj që kanë pasur deri sot, gjë të cilën e konsideron si shumë të rrezikshme për funksionimin e shtetit dhe Kushtetutën.
“Nuk qon peshë a do të themelohet Asociacioni pas 50 apo 200 ditësh, sepse tani po flasim për dicka shtesë që nuk ka ekzistuar në marrëveshjen e 2013. Neni 7 është dicka e re dhe totalisht e panevojshme, por si ka përfunduar në tavolinë është një përgjegjësi që kryeministri Kurti duhet t’ju tregoj qytetarëve të Kosovës pasi kjo ka shkruar në dëm të interesave të Republikës së Kosovës”.
Tutje, Çollaku tha se ndërkombëtarët duan që marrëveshja që do të arrihet të respektohet nga të dyja palët në afatet kohore strike.
“Aneksi do të jetë pikë integrale e kësaj marrëveshjeje si pasojë e të kaluarës jo të mirë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani, Faktori ndërkombëtar duan të sigurohen që në këtë marrëveshje të ketë zbatim të qartë me afate kohore strike gjë që nuk janë respektuar në të kaluarën”, deklaroi Çollaku./Klan Kosova