Çokollata e zezë përmban një sërë substancash që kanë një efekt pozitiv në shëndetin tonë.
Natyrisht nënkuptojmë vetëm çokollatën e zezë të cilësisë së lartë, e cila është e vetmja që shpesh lejohet edhe për ata që ndjekin një dietë për të humbur peshë.
Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë- Është bërë nga kokrrat e kakaos, të cilat janë ndër burimet më të rëndësishme të antioksidantëve. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mbrojnë trupin e njeriut nga radikalet e lira të dëmshme, duke vepruar kështu si parandalim i kancerit.
Çokollata e zezë mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore- Një katror ose maksimumi dy katror çokollatë përmirëson humorin. Kjo për shkak se konsumimi i çokollatës rrit prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë.
Ndihmon në parandalimin e formimit të kariesit- Në çokollatën e zezë ka substanca që mund të luftojnë bakteret që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve. Sigurisht, kjo vlen vetëm për çokollatën e zezë me cilësi të lartë.
Efekt pozitiv në presionin e gjakut- Çokollata e zezë është një nga ushqimet që ka aftësinë për të ulur presionin e lartë të gjakut.
Kushtojini vëmendje sasisë- Pavarësisht të gjitha efekteve të dobishme, teprica e pakontrollueshme e çokollatës mund t'ju ndikojë në shëndet. Prandaj kushtojini vëmendje sasisë./rtsh.al/