CNVP shënon dhjetë vjetorin e themelimit duke kontribuar në ekonomi dhe ambient të gjelbër
Lexohet për: 4 min.
318466317_533709028809031_3419303471088437684_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Është shënuar dhjetë-vjetori i organizatës “Lidhim Njerëzit me Vlerat e Natyrës” – Connecting Natural Values & People (CNVP). Pasditen e së premtes, CNVP ka mbledhur partnerë donatorë, institucione qendrore dhe lokale, nga sektori privat e shoqëria civile.

Kryesuesi i bordit mbikëqyrës të CNVP-së, Maarten Bremer ka thënë se kjo dekadë ka qenë një rrugë e gjatë e suksesit të arritur.

"Para 10 vitesh CNVP kishte lindur, ishte krijuar. Ishte një shkëputje, një spin off/shkëputje e CNVP dhe nëse shikon se ku gjendemi sot në këtë moment, siç edhe Amiga tha "SE KY ËSHTË NJË SUKSES". Portofolio i ynë i projekteve është i ndryshëm, jemi në disa shtete. Kemi staf të ri dhe kemi plot energji pozitive dhe kjo nuk mundet të merret si asgjë. Kur ne filluam para 10 vitesh, thonë që suksesi ka disa baballarë kërkoj ndjesë nga zonjat e pranishme se kjo nuk ka të bëjë me gjininë....Le të fokusohemi tek baballarët. Ekziston një baba dhe jam i sigurt që ata të cilët janë involvuar në këtë pajtohen që të gjithë që ekziston njëri nga baballarët në CNVP. Ai nuk është këtu me neve sot, por unë kërkova që t’i thotë disa fjalë. Emri i tij është Peter Compan", u shpreh ai.

E sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerim Hasani ka thënë se për vitin e ardhshëm kanë planifikuar që bashkë me organizatën CNVP të zhvillojnë projekte në sektorin e pylltarisë.

"Është fat i mirë që gjatë vitit 2021 dhe 2022 kanë qenë dy vite me rezultate shumë të mira, kemi një sferë dhe hapësirë të madhe me projektet e CNVP-së. Projekti CNVP ka një përbërje dhe ekip shumë të përgatitur, kemi filluar të bashkëpunojmë dhe të vëjmë themelet e para, në vitin 2022 kemi pasur mundësi që të bashkëpunojmë, edhe në vitin 2023 kemi një plan të qartë për realizimin e projekteve në sektorin e pylltarisë", tha ai në shënimit e 10-vjetorit të CNVP-së.

Kurse, udhëheqësja për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë, Nasrin Pourghazian ka vlerësuar punën e kësaj organizate në sektorin e pylltarisë.

"Ne kemi parë se si CNVP ishte duke u ngritur si lehtësues në sjelljen e akterëve kyç në sektorin e pylltarisë ... Pra proaktiviteti dhe qasja kreative ishin të ndryshme nga disa partnerë të tjerë. Ajo gjithmonë ka funksionuar në qetësi, në mënyrë shumë modeste dhe gjithmonë fokusi ishte në përfitime dhe duke respektuar faktin që zhvillimit i duhet kohë, duhet kohë për ta ndryshuar mentalitetet, merr kohë që të vihet deri tek pika se ku ne dëshirojmë të jemi dhe kërkon shumë punë dhe përpjekje", tha ajo.

Edhe drejtori i CNVP-së në Kosovë, Xhevat Lushi tha gjatë kësaj kohe kanë ndihmuar në ekonomi dhe për një ambient të gjelbër.

"Që nga formimi i saj, CNVP ka punuar në 6 shtete të Ballkanit për t'i ndihmuar në ekonomi dhe në një ambient sa më të gjelbër. Kjo ka involvuar duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm të menaxhmentit të integruar pyjor, produktet nga JO druri, bio produkte për energjinë e ripërtëritshme, prodhimin e biomasës... CNVP ka bërë një progres të dukshëm duke u bërë i njohur si një partner i besueshëm i zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, me lidhje të forta në komunitetet vendore si në nivelin lokal, ashtu edhe në nivelin Qendror si me OJQ private, me mediat dhe me sektorin e universiteteve", ka theksuar ai.

Gjatë kësaj dekade, CNVP ka koordinuar projektet rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe ka kontribuar për një mjedis të gjelbër të qëndrueshëm socio-ekonomik për jetën e komuniteteve rurale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025