Çmimi Nobel për fizikë iu jepet tre shkencëtarëve
Lexohet për: 1 min.
nobel
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L'Huillier ndajnë çmimin prej 823,000£ për punën në dinamikën e elektroneve në materie

Tre shkencëtarë janë nderuar me çmimin Nobel 2023 në fizikë për punën e tyre në krijimin e pulseve jashtëzakonisht të shkurtra të dritës që mund të shfrytëzohen për të studiuar proceset që ndodhin brenda atomeve dhe molekulave, shkruan The Guardian.

Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier ndajnë çmimin prej 11 milionë korona suedeze (823,000 £) të shpallur të martën nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm.

Çmimi i këtij viti është çmimi i 117-të Nobel që jepet në Fizikë që nga viti 1901. L’Huillier është vetëm gruaja e pestë që fiton këtë çmim.

Duke folur në konferencën për shtyp, L'Huillier tha se ishte duke dhënë mësim kur mori telefonatën se kishte fituar çmimin Nobel në fizikë.

"Gjysmë ora e fundit e leksionit tim ishte e vështirë për t'u mbajtur," tha ajo. “Siç e dini, nuk ka aq shumë gra që e marrin këtë çmim, kështu që është shumë, shumë i veçantë,” shtoi ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024