Çmimi i naftës rritet sërish
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Çmimi i naftës rritet sërish
nafta1234
12/03/2026 - 07:44
Linku u kopjua

Çmimi i naftës është rritur sërish në rreth 100 dollarë, ndërsa raportohen shpërthime në dy anije të tjera të huaja në Gjirin Persik.

Kjo, pavarësisht se vendet e mëdha ranë dakord të lirojnë një sasi rekord nafte nga rezervat e tyre të emergjencës në një përpjekje për të qetësuar tregjet, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Rritja e çmimit vjen mes tensioneve të shtuara në Lindjen e Mesme dhe sulmeve të përsëritura ndaj anijeve tregtare dhe infrastrukturës energjetike në rajon. Autoritetet detare raportuan se dy cisterna karburanti u goditën në ujërat pranë Irakut, ndërsa një prej tyre u përfshi nga flakët pas një shpërthimi.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, disa institucione financiare ndërkombëtare paralajmërojnë se nëse përshkallëzimi i konfliktit në rajon vazhdon dhe transporti i naftës në Gjirin Persik pengohet më tej, çmimi i naftës mund të rritet edhe më shumë gjatë javëve në vijim, duke ndikuar në inflacion dhe koston e energjisë në shumë vende të botës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026