Policia e Kosovës dhe ekspertë të komunikacionit kanë apeluar për kujdes më të shtuar në rrugë, pasi niveli i rrezikshmërisë pas reshjeve të borës është më i lartë, sidomos kur nuk bëhet ndërrimi i gomave të automjeteve. E derisa, gjobat janë të larta, çmimi i gomave nuk ka ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, ka një ngritje të çmimit sa i përket montimit dhe balansimit të gomave.
Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim, ka theksuar se nga 15 nëntori deri më 15 mars, shoferët duhet t'i kenë të përgatitur automjetet e tyre për qarkullim në kushtet dimërore. Ata gjithashtu shtuan se patrullat në bazë ditore janë në kontroll për të kontribuar së bashku për një siguri më të madhe për të gjithë.
Gjithashtu në këtë kontekst, ai bën thirrje për fillimin e programeve të vetëdijesimit që do të duhej të fillojnë nga tetori.
Pronari i njërës nga auto-gomave, Bujar Breznica tregoi se çmimet e gomave nuk kanë ndryshuar shumë nga viti i kaluar, por ato varen nga madhësia dhe tipi i gomave. Ai gjithashtu shpjegon dallimin në mes gomave të dimrit, derisa thekson se në vitin 2021, gomat kanë qenë më shtrenjtët se vitet e fundit.
Mungesa pajisjeve dimërore, do të shoqërohet me ndëshkim financiar, ku shoferi do të dënohet me një gjobë prej 40 eurosh. Ligji parashikon gjoba prej 100 deri në 300 euro për personat juridikë dhe institucione publike që nuk e mbajnë shoferin e tyre të pajisur me gomat e duhura dimëror, por gjithashtu ka gjoba edhe për mungesë të zinxhirëve./A.Zogaj/