Inter dhe Juventus u ndanë pa fitues në “derbin e çmendur” në Milano, duke luajtur baras me rezultatin 4:4.
Nero-azurët kaluan në epërsi në minutën e 15-të nga penalltia, pasi Danilo bëri një ndërhyrje të palejueshme në zonën e rreptësisë dhe gjyqtari tregoi në pikën e bardhë, të cilën me saktësi e realizoi Piotr Zielinski.
Vetëm shtatë minuta më vonë, Francisco Conceisao dërgoi një top të përsosur dhe Timothy Wea shënoi për epërsinë e mysafirëve 1:2.
Interi barazoi në minutën e 35-të përmes Henrikh Mkhitaryan. Markus Khephren Thuram pati një mundësi të mirë për të gjuajtur, por vuri re se kolegu i tij nga Gjeorgjia ishte në pozicion më të mirë dhe i pasoi topin për golin e dytë të skuadrën këtë ndeshje.Në pjesën e dytë, Interi vazhdoi me një gol tjetër në minutën e 53-të përmes Denzel Dumfries, i cili reagoi ndaj topit nga e para dhe shënoi për 4:2. Interi humbi mundësi të mira përmes Di Gregor dhe Lautario Martinez dhe përfundimisht erdhi ndëshkimi.
Ishte minuta e 71-të kur Kenan Yildiz bëri një sllallom përmes mbrojtjes së vendasve dhe shënoi për 4:3. Po i njëjti lojtar 11 minuta më vonë doli serish në skenë për barazimin 4:4, pas asistimit të Weston McKenney.
Ndeshja e fundit e xhiros së nëntë në Serie A aktualisht po zhvillohet në Firencë, ndërmjet Fiorentinës dhe Romës.