U “skuq” kundër ekipit të Xhakës, portieri i njohur gjerman mund t’i shpëtojë dënimit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Foto Ilustruese
Portieri i Bayern Munih Manuel Neuer (38) mori karton direkt të kuq në duelin me Bayer Leverkusenin e Granit Xhakës (0:1) në “Allianz Arena”, në kuadër të 1/16-tës së Kupës së Gjermanisë, pasi u përplas me holandezin Jeremie Frimpong duke e penguar të shënojë gol.
Komisioni Disiplinor i Federatës Gjermane të Futbollit njoftoi se Neuer u pezullua me dy ndeshje në garat e Kupës së Gjermanisë.
Bayern kishte një lojtar më pak në fushë qe nga minuta 17-të dhe Bayer eliminoi bavarezët me golin e Nathan Tell në minutën e 69-të.
Pas eliminimit të skuadrës, Neuer duhet të vuajë pezullimin sezonin e ardhshëm dhe kontrata e tij me Bayern skadon më 30 qershor 2025.
Nëse ai nënshkruan kontratë të re ose vazhdon karrierën në një klub tjetër gjerman, ai do të humbasë dy raundet e para të Kupës së Gjermanisë 2025/2026, nëse Bayern fiton kampionatin në fund të këtij sezoni. Neuer mund të shpëtojë nga dënimi nëse përfundon karrierën ose largohet në një klub jashtë Gjermanisë.