Çka po paralajmëron Prishtina? (VIDEO)
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Prishtinës si duket po bëhet gati për një përforcim të ri.

Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare nga klubi, Prishtina si duket e ka siguruar nënshkrimin e sulmuesit shqiptar, Sidrit Guri, raporton KosovaPress.

Në rrjetin social “Facebook”, Prishtina ka postuar një video të një goli të Gurit, si dhe në story e ka postuar një foto të sulmuesit në fanellën e Shqipërisë.

Se a po e paralajmëron Prishtina transferimin e Gurit ende nuk dihet, por mbetet të shihet.

Guri momentalisht është lojtar i lirë, ndërsa skuadra e tij e fundit ishte në Serie D, Citta Varese.

Ai po ashtu ka qenë pjesë e skuadrave të njohura si Shkendija, Istanbulspor, Vllaznia, Kukësi e KV Oostende në Belgjikë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024