City tronditet në fund të ndeshjes për humbjen e radhës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Manchester United ka fituar derbin e madh të qytetit në udhëtim ndaj rivalit City, duke përmbysur rezultatin në minutën e fundit.
Manchester City erdhi në epërsi me golin e kroatit Joshka Gvardiol në minutën e 36-të, por të përzgjedhurit e Pep Guardiola nuk do ta mendonin se ndeshja nuk do të shkonte deri në fund në favor të tyre.
Mysafirët mblodhën forcat në minutat e fundit të takimit dhe shënuan dy herë brenda dy minutash.
Bruno Fernandez realizoi nga penalltia për barazimin 1:1 në minutën e 88-të dhe dy minuta më vonë Amas Diallo shënoi për 2:1, pas asistimit të Lisandro Martinez.
Kjo është humbja e katërt e Cityt këtë sezon, të cilin e nisi furishëm me fitore të njëpasnjëshme në garën e ashpër për titull ndaj rivalëve kryesorë të Premier Ligës. Ndërsa, Manchester United, i cili këtë sezon po përballet me ulje-ngritje shkaku i ndërrimit të trajnerëve, tashmë renditet në pozitën e 12-të me 22 pikë.
Në tabelë prin Liverpool me 36 pikë, pesë më shumë se Chelsea. Skuadra e Manchester Cityt mbetet në pozitën e pestë me 27 pikë.