Tenis/ Vjen një tjetër “dorëzim” i Nadal-it
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Lajm i keq për fansat e Rafael Nadal. Spanjolli ka anuluar pjesëmarrjen në Kupën e ardhshme të Laver në Berlin. “Jam shumë i zhgënjyer që duhet t'ju informoj se nuk do të jem në gjendje të marr pjesë në Laver Cup në Berlin javën e ardhshme. Për të mbështetur vërtet Team Europe, do të më duhej të jepja më të mirën, por në këtë moment ka lojtarë të tjerë që mund ta ndihmojnë ekipin të fitojë”, tha Nadal, duke shpjeguar dorëheqjen e tij në kanalin X të Laver Cup.

Nuk dihet nëse 38-vjeçari është i lënduar. Organizatorët kanë njoftuar tashmë një zëvendësim të tij. Grigor Dimitrov luan për Team Europe në vend të Nadalit. Bullgari aktualisht renditet i 10-ti në botë, përcjellë KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024