Me largimin e pritshëm të Pep Guardiolës në fund të këtij sezoni, spanjolli do të mbyllë një dekadë të artë te Manchester City, ku fitoi 17 trofe të mëdhenj, përfshirë gjashtë tituj të Premier League dhe një Treatlet historik.
Megjithatë, mbi këtë epokë dominuese vazhdon të qëndrojë hija e rëndë e më shumë se 100 akuzave për shkelje të rregullave financiare.
Akuzat kryesore lidhen me fshehjen e informacioneve financiare dhe fryrjen e qëllimshme të të hyrave nga sponsorizimet përgjatë viteve 2009-2018. Ndonëse Guardiola nuk ka qenë i përfshirë në proceset ligjore, periudha e akuzave prek edhe dy vitet e tij të para në klub. Sa i përket ndikimit në trashëgiminë e tij, eksperti i financave, Tim Jotischky, u shpreh për BBC Sport:
"Kritikët e Pep Guardiolës mund të përpiqen të argumentojnë se trofeve të tij duhet t'u vendoset një asterisk (shënim) sepse keqparaqitja e të hyrave i dha klubit avantazh konkurrues. Por, pavarësisht nëse klubi shpallet fajtor apo jo, unë nuk besoj se kjo do ta dëmtojë trashëgiminë e tij."Kur u pyet drejtpërdrejt vite më parë nëse kjo kontroversë mund t'i zbehte arritjet e tij, vetë Guardiola u përgjigj shkurt: "Jo, absolutisht jo."
Se a do të rishkruhet historia e futbollit anglez, gjithçka do të varet nga verdikti final që pritet të zbardhet së shpejti.