Portugalia shkatërron Uzbekistanin me 5-0, Ronaldo shkruan historinë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Portugalia shkatërron Uzbekistanin me 5-0, Ronaldo shkruan historinë
Portugalia ka regjistruar një fitore bindëse 5-0 ndaj Uzbekistanit në Botërorin 2026, në një ndeshje ku dominimi ishte total nga minuta e parë deri në fund.
Cristiano Ronaldo e hapi serinë e golave në minutën e 6-të pas një aksioni të shpejtë të finalizuar saktë brenda zonës. Më pas Nuno Mendes dyfishoi shifrat me një goditje perfekte nga goditja e lirë në minutën e 17-të.
Në minutën e 29-të, Uzbekistan shënoi me një gol të bukur nga distanca, por VAR e anuloi për shkak të një faulli në ndërtimin e aksionit, duke ruajtur epërsinë e portugezëve.
Pak para pushimit, Ronaldo realizoi sërish pas asistimit të Bruno Fernandes, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke kompletuar dopietën personale.
Në pjesën e dytë, Portugalia vazhdoi dominimin dhe përfitoi edhe nga një autogol i portierit Nematov për 4-0, ndërsa Rafael Leão vulosi rezultatin me një supergol nga distanca në minutën e 87-të.
Ronaldo hyri në histori duke u bërë lojtari i parë që shënon në gjashtë edicione të Kupës së Botës, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij legjendar në futbollin botëror.
Një paraqitje e plotë dhe e fuqishme e Portugalisë, e cila konfirmon formën e jashtëzakonshme në Botëror.
KosovaPress