City e shkatërron Wolverhamptonin, i afrohet Arsenalit në një pikë
Lexohet për: 1 min.
44-City fitore
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja interesante e Premier Ligës mes Manchester Cityt dhe Wolverhamptonit, ku fitorja i takoi kampionit anglez.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City e ka shkatërruar Wolverhamptonin duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:1, raporton KosovaPress.

Për vendasit golashënues ishin Erling Haaland me katër gola (minuta e 12’, minuta e 35’, minuta e 45+3’ dhe minuta e 54’) dhe Julian Alvarez (minuta e 85’).

Ndërkaq, golin e nderit te Wolves e shënoi Hwang Hee-Chan në minutën e 53’ të ndeshjes.

Me fitoren e sotme, City ngjitet në kuotën e 82 pikëve në vendin e dytë, një pikë larg Arsenalit në vendin e parë që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Në anën tjetër, Wolves mbetet në kuotën e 46 pikëve në vendin e 11.

 Rezultati final i ndeshjes, 5:1 në favor të Manchester Cityt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024