Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i përballjes mes Manchester Cityt dhe skuadrës së Burnleyt, e vlefshme kjo për çerekfinalen e parë të FA Cup.
Vincent Kompany, i cili nga viti 2008 e deri në vitin 2019 arriti të bëjë 360 paraqitje për Cityn, rikthehet sot te kampioni anglez, por në rolin e trajnerit të Burnleyt, raporton KosovaPress.
Për të arritur deri në çerekfinale, City e eliminoi Bristol Cityn 3:0, kurse Burnley fitoi 1:0 si vendas kundër Fleetwood.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin prill të këtij viti, ku asokohe City e mposhti Burnleyn me rezultat solid 2:0.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Manchester City (4-3-3): Ortega Moreno; Walker, Dias, Laporte, Lewis; Rodrigo, De Bruyne, Foden; Mahrez, Alvarez, Haaland