Çitaku: Raportet me SHBA kanë arritur nivelin më të dobët në më shumë se tri dekada
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 orë më parë
Linku u kopjua

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku thotë se natyra e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk varet vetëm nga kush është në Shtëpinë e Bardhë, por edhe kush është në krye të institucioneve të Kosovës.

Ish-diplomatja Çitaku ka shkruar në Facebook se Kosova me dekada “ka gëzuar mbështetje bi-partizane”. Sipas saj, edhe demokratët edhe republikanët, në faza të ndryshme kanë mbështetur fuqishëm Kosovën drejt lirisë, pavarsisë, shtetndërtimit, dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

“Po, natyra e raporteve me SHBA nuk varet vetëm nga kush është në Shtëpinë e Bardhë, por edhe kush është në krye të institucioneve të Kosovës. Joe Biden është miku më i madh i Kosovës, i familjarizuar deri në detaje me çështjen e Kosovës. Fatkeqësisht, për shkak të qasjes aventureske dhe të papërgjegjshme të qeverisë së Kosovës, raportet me SHBA kanë arritur nivelin më të dobët në më shumë se tri dekada”, ka shkruar Çitkau në Facebook.

Qytetarët amerikanë janë duke votuar për të zgjedhur presidentin e ri. Kandidates demokrate Kamala Harris dhe atij republikan Donald Trump u duhen nga 270 vota elektorale për të fituar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024