Çitaku: Qeveria e Albin Kurtit ka marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Çitaku tha se Qeveria e Albin Kurtit ka marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën.

“Duke ia marrë çertifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë.  Sot, ideja e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht”, tha Çitaku.

Ajo tha se kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë një betejë e vetëm një mediumi, por është betejë e shoqërisë.

“E kjo shoqëri as nuk nënshtrohet e as nuk frikësohet. Të frikësuar e në panikë janë vetëm ata në qeveri”, tha Çitaku.

Përndryshe, Komisioni i Ankesave në ARBK, sot e ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit.

https://kosovapress.com/admin/mint-refuzon-ankesen-e-klan-kosoves/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024