Çitaku: Kuvendi është mashtruar për ekspozitën, kërkim falja nuk mjafton
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Çitaku: Kuvendi është mashtruar për ekspozitën, kërkim falja nuk mjafton
Kërkim falja nuk mjafton, tha nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.
Ajo theksoi se pasaktësitë e kësaj ekspozite janë një njollë e keqe për Kuvendin, derisa ka shtuar se ka kërkuar kthimin e mjeteve.
Çitaku tha se Kryesia e Kuvendit është mashtruar, pasi në kërkesën për mbështetje askund nuk ka figuruar se ekspozita do të organizohet nga organizata e Shkëlzen Gashit, si dhe do të bazohet në librin e tij.
Çitaku: Kërkim falja nuk mjafton, Kuvendi është mashtruar për ekspozitën
“Kjo është kërkesa që kemi pranuar ne. Ju lutem merrne, lexone. Kërkesa ka ardhur nga organizata Integra dhe kjo kërkesë është drejtuar kryetares së Kuvendit, e cila pastaj e ka ndarë me ne, ku kërkohet që të mbulohen një pjesë e shpenzimeve për ekspozitën që u mbajt në Prishtinë... Askund nuk figuron as në tekst dhe as në kërkesë emri i Shkëlzen Gashit dhe as organizatës së tij dhe as që ekspozita do të bëhet bazuar në librin e tij... Përtej pasaktësive, këtu ka një manipulim të qëllimshëm dhe këtu duhet të ketë një hetim të veçantë si ka ardhur kjo kërkesë? Pse është mashtruar Kryesia e Kuvendit? Kjo çka kemi miratuar ne nuk reflekton me atë çka kemi parë në shesh... Unë me dorën time kurrë nuk do të kisha votuar një projekt që ka emrin dhe mbiemrin e tij. Ai njeri është kontrovers”, tha ajo.
Çitaku pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit foli edhe për çështjen e presidentit, ku nuk tregoi nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ndonjë ftese të kryeministrit Albin Kurti për takim.
“Nuk kemi pranuar asnjë kërkesë. Do të shohim formën edhe përmbajtjen dhe pastaj do të reagojmë”, shtoi ajo.