Procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht në qendrën e votimit “Tefik Çanga” në Ferizaj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht në qendrën e votimit “Tefik Çanga” në Ferizaj
Menaxherja e shkolles, Ferizaj
07/06/2026 - 08:47
Linku u kopjua

Qendra e dytë më e madhe e votimit në Ferizaj, e vendosur në shkollën “Tefik Çanga”, ka nisur procesin e votimit me kohë dhe pa probleme, raporton KosovaPress.

Në një prononcim për Kosovapress, menaxherja e kësaj qendre, Sueda Jusufi, tha se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit dhe se qytetarët kanë filluar menjëherë t’u drejtohen kutive të votimit për të kryer obligimin e tyre qytetar.

“Qendra e votimit ka filluar me kohë, gjithçka ka shkuar me rregull. Qytetarët kanë filluar menjëherë për të kryer obligimin qytetar. Nuk ka pasur keqkuptime deri më tani, përveç një rasti të vetëm ku një familjar dëshiroi të asistojë bashkëshorten me arsyetimin se nuk di shkrim-lexim. Ne e dimë që rregulli nga KQZ-ja është që asistimi lejohet vetëm nëse personi ka probleme shëndetësore dhe posedon dokumentacion nga specialisti. Për rastet e mosnjohjes së shkrim-leximit nuk kemi informacione se kanë të drejtë asistimi”, tha Jusufi.

Sipas saj, brenda kësaj qendre janë të vendosura 10 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë gjithsej 8 mijë e 806 qytetarë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026