Çitaku-Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja, shihemi në zgjedhje
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Çitaku-Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja, shihemi në zgjedhje
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovësa reagoi ndaj video-fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, në të cilin fajësoi partitë opozitare që vendi po shkon drejt zgjedhjeve.
Çitaku i kërkoi Kurtit që të ‘’qetësohet’’, duke theksuar: ‘’Kosova nuk është vetëm e jotja”.
Postimi:
Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh?
Këtë e di ti, mirëpo çfarë di unë është se ti do ta marrësh përgjigjen e merituar nga ta. Prandaj, lutja ime është krejt e sinqertë: Ose qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë e lëri më ankesat, krizat e lojërat fëmijërore në kurriz të qytetarëve.
Ti nuk je armiku ynë. Ti je vetëm një sfidë që, në ditën kur nuk do të jesh në drejtimin e vendit, për shtetin dhe qytetarët do të bëhet shumë më mirë.
Shihemi në zgjedhje, atje ku ky popull i abuzuar politikisht nga ti për shumë vjet, do të flasë me votë. I paaftë!
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.