Çitaku: Engel e ka mbështetur Kosovën në ditët më të errëta të okupimit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Çitaku: Engel e ka mbështetur Kosovën në ditët më të errëta të okupimit
Citaku 240426
24/04/2026 - 11:12
Linku u kopjua

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se ish-kongresmeni Eliot Engel e ka mbështetur Kosovën në ditët më të errëta të okupimit.

Ajo tha se Engel mbështeti lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

“Eliot Engel kishte bërë atë që shumë pak njerëz arrijnë ta bëjnë në politikë. Kishte lënë gjurmë në ndërgjegjen e njerëzve. Atëherë e kuptova se misioni im ishte më i lehtë, pasi nuk kisha detyrë vetëm të krijoja miq, por t’i nderoja miqësitë që Eliot Engel kishte krijuar për neve. Kur një popull i vogël dëgjohet pa qenë i pranishëm dhe historia e tij rrëfehet nga të tjerët, atëherë kjo histori ka gjetur një të vërtetë, e ai zë për neve ishte Eliot Engel. Ishte zë që mbështeti Kosovën në ditët më të errëta të okupimit”, tha ajo.

Këto komente deputetja e PDK-së i bëri në seancën përkujtimore të Kuvendit në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026