Çitaku akuzon Kurtin për emërimet: Sillet sikur nuk është Qeveri në detyrë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Çitaku akuzon Kurtin për emërimet: Sillet sikur nuk është Qeveri në detyrë
Vlora Citaku1234
02/05/2026 - 14:41
Linku u kopjua

Sekretarja e përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër veprimet e kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për mosrespektim të situatës institucionale në vend.

Sipas saj, në rrethanat aktuale kur Kuvendi konsiderohet i shpërndarë dhe qeveria në dorëheqje, veprimet e ekzekutivit nuk reflektojnë kufizimet që duhet të ketë një qeveri në këtë fazë. Çitaku thekson se Kurti po vazhdon me emërime të zëvendësministrave, hapje të konkurseve për pozita të larta në shërbimin civil, si dhe vendime për emërime e shkarkime, sikur situata politike të jetë e zakonshme.

Ajo e cilëson këtë qasje si jo institucionale, duke shtuar se bëhet fjalë për një “mentalitet abuzues ndaj shtetit”.

Sipas Çitakut, kur pushteti i trajton institucionet si pronë private, dëmtohet demokracia dhe nënçmohen qytetarët.

Mbrëmë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Hysni Mehani në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave. Kurse, Agon Batusha në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026