Konfuzioni mendor është një gjendje në të cilën subjekti nuk është në gjendje të arsyetojë qartë.
Karakterizohet nga një ndjenjë çorientimi, paaftësi për t’u përqendruar, humbje e kujtesës dhe vështirësi në marrjen e vendimeve.
Shkaqet e konfuzionit mendor përfshijnë:
Pleqërinë, intoksikimin nga alkooli, traumat e kokës, mosbalancimi i ujit ose elektrolitit, demenca, infeksionet, mungesa e gjumit, nivele të ulëta të sheqerit ose oksigjenit në gjak si dhe mangësitë ushqyese.
Trajtimi duhet t’i përshtatet shkakut të gjendjes konfuze.
Nëse shkaku i konfuzionit të papritur është rënia e sheqerit në gjak, është e dobishme të pini një pije me sheqer ose të hani një ëmbëlsirë.
Nëse shkaku është një sëmundje kronike, qëllimi i terapisë duhet të jetë zvogëlimi i gjasave të ngjarjeve konfuze.