Cikloni në Madagaskar mori 18 jetë, zhvendosen rreth 47 mijë persona
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe katër të tjerë u lënduan në Madagaskar kur një ciklon tropikal goditi pjesën veriore të ishullit në Oqeanin Indian, njoftuan autoritetet e këtij shteti afrikan. Cikloni Gamane goditi Madagaskarin verior dhe tani është dobësuar ndjeshëm, por më parë ka lënë pas shkatërrime, duke shkaktuar përmbytje të rënda, zhytje të pjesshme të fshatrave të tëra, rrëshqitje dheu dhe zhvendosje të popullsisë, tha Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive.

Sipas Qendrës, rreth 47 mijë persona janë zhvendosur ose janë prekur ndryshe nga cikloni dhe tre persona janë lënduar si pasojë e aktivizimit të rrëshqitjes së dheut. Shpërthimet e erës arritën një shpejtësi prej 210 kilometrash në orë dhe uji pothuajse arriti në çatitë e disa shtëpive. Madagaskari është goditur nga të paktën 10 ciklone të fuqishëm tropikal që nga fillimi i vitit 2022 dhe tani po përballet me një krizë urie në disa zona për shkak të efekteve negative të motit ekstrem, tha Programi Botëror i Ushqimit, një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Sipas organizatës botërore, ky numër i cikloneve në Madagaskar në dy vjetët e fundit është i paprecedentë. Jugu i ishullit po vuan nga thatësira më e keqe në 40 vjetët e fundit. Madagaskari është një nga vendet me rrezikun më të madh të ndryshimeve klimatike dhe ka një nga normat më të larta të varfërisë në botë, sipas të dhënave të Bankës Botërore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024